Talibanët pushtojnë tri kryeqytete
08 gusht 2021
| 18:45
Talibanët kanë kapur tri kryeqytete rajonale në Afganistan përderisa vazhdojnë të kenë përfitime të mëdha territoriale në vend.
Ata, të dielën, morën nën kontroll qytetin kryesor verior të Kunduzit, Sar-e-Pul dhe Taloqan.
Kjo i bie që pesë kryeqytetet rajonale kanë rënë nën kontrollin e militantëve që nga e premtja, me Kunduzin që ishte fitimi i tyre më i rëndësishëm këtë vit, shkruan BBC.
Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin pasi forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare filluan t’i tërheqin trupat e tyre nga vendi, pas 20 vjetësh operacione ushtarake.