Talibanët shpallin qeverinë e re, ja kush është udhëheqësi i ri i Afganistanit
Talibanët kanë shpallur qeverinë e re të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, si zëvendës, u ka thënë një zëdhënës gazetarëve.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re”, ka shtuar zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.
Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane, shkruan BBC.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ministër i Mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.
Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i Brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani./OraNews/