Talibanët vrasin tre ushtarë afganë
Zëdhënësi i ushtrisë rajonale, Mohammad Anif Rezai, ka bërë me dije se talebanët kanë sulmuar një post-bllok ushtarak në provincën veriore Faryab të Afganistanit, duke vrarë tre ushtarë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
Rezai ka thënë se sulmi ka ndodhur në rrethin Shirin Tagab. Përforcimet janë dërguar, por nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes për shkak të minave tokësore dhe se talebanët u kanë ndërprerë rrugën.
Ndër të tjera, Rezai ka theksuar se luftimet ende janë duke vazhduar dhe se deri më tani pesë kryengritës janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.
Ende nuk ka marrë përgjegjësi askush për sulmin, por talebanët kanë arritur së fundmi sulmet e tyre ndaj trupave afgane dhe zyrtarëve qeveritarë, si pjesë e ofensivës së tyre të pranverës.