Talinofci do ta nderojë kontributin e ish-të burgosurit dhe veprimtarit Ali Mehmeti
Banorët e Talinocit të Jerlive të Ferizajt, kanë formuar një këshill organizativ për të nderuar veprën dhe kontributin e bashkëvendësit të tyre Ali Mehmeti. Kryesuesi i këtij këshilli organizativ, biznesmeni Faton Hasani ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, se ky event do të mbahet në muajin gusht, pikërisht në kohën kur edhe diaspora shqiptare e Ferizajt me rrethinë do të janë në Kosovë. Hasani ka kërkuar nga të gjithë bashkëvendësit e tij që të kontribuojnë me ide rreth këtij organizimi dhe nderimi për veprimtarinë e ish të burgosurit dhe veprimtarin politik, ish kryetarit të komunës dhe ekonomistit të dalluar Ali Mehmeti.
Kujtojmë që Ali Mehmeti gjatë protestave të vitit 1968, është arrestuar dhe dënuar me 12 muaj heqje lirie, me çka ka vuajtur dënimin në burgun famëkeq të Goli-Otokut në Kroaci.
Njoftimi i plotë i Faton Hasanit:
Njoftim për bashkëvendësit e mi të Talinofcit të Jerlive, komuna Ferizaj
Në emër të Këshillit Iniciativë u njoftojmë se gjatë ditëve të para të muajit gusht 2022, atëherë kur në Kosovë do të jenë prezentë edhe diaspora jonë e nderuar dhe shumë e respektuar do të organizojmë një event të veçantë për të nderuar kontributin dhe veprën e bashkëvendësit tonë z.Ali Mehmeti, dhe të gjithë kontribuuesve tjerë tëTalinofcit të Jerlive për çlirimin e vendit, të gjithë të burgosurit politikë, të gjithë ushtarët e UÇK-së, të gjithë kontribuuesit edhe në periudhën e pasluftës dhe personalitetet me kontribute të veçantë ku me këtë rast edhe do të ndahen mirënjohje për të gjithë nga këshilli organizativ i cili do të funksionalizimet ditëve në vijim .
Në këtë event do të ketë edhe mysafir të ftuar si dhe udhëheqës të institucioneve lokale, atyre të nivelit qendror, Qeverisë së Kosovës, si dhe deputet të Parlamentit të Kosovës.
Përpjekja për lirinë̈ e vendit, mishëron sakrifica të shumta e të shumëllojshme të bashkëvendësve tonë në periudha tē ndryshme në vazhdimësi
I tillë është̈ edhe shembulli i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ekonomistit të dalluar nga Talinofci i Jerlive, z. Ali Mehmeti.
I shkolluar për ekonomi, punonjës në disa ndërmarrje ekonomike në Ferizaj e Fushë-Kosovë, bacën Ali e ndoqi fati i të persekutuarit, ngaqë̈ ishte ai, një̈ nga organizatorët e Demonstratave të vitit 1968, për ç’ka edhe u arrestua dhe dënua me 12 muaj burg, vuajtjen e të cilit dënim e beri në burgun famëkeq të Goli-Otokut, Kroaci.
Pikërisht të qenurit, “I papërshtatshëm politikisht” nga ish sistemi jugosllav, Baca Ali u largua nga procesi mësimor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Ferizaj dhe në Prishtinë. Mirëpo, të gjitha këto persekutime, nuk ndalen vrullin e tij. Edhe në Demonstratat gjithë popullorë më 1981, u arrestua dhe u mbajt në izolim për dy muaj, në burgun e Ferizajt dhe më pas të Lipjanit. Veprimtarinë̈ e tij, baca Ali e zhvilloi edhe në suaza të organizimeve politike të kohës. Ishte sekretar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të saj, kurse nga viti 1992 deri më 1999, ishte Kryetar i Qeverisë Komunale të Ferizajt, i zgjedhur me pajtimin e të gjitha forcave politike, për ç’ gjë̈ u nderuar si qytetar i merituar i Ferizajt.
Baca Ali është̈ Ambasador i Federatës së Paqes Universale, titull që i akordohet personaliteteve që me veprën e tyre kanë shërbyer në të mirën e përgjithshme dhe promovimin e vlerave morale universale, gjersa pas çlirimit punoi si drejtor i Fabrikës së Bukës dhe Pjekurinave në Ferizaj si dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, deri në pensionim.
Vepra e tij të shkruara, janë librat “Kujtime të mugëta”, “Gjenerata 1961/65”, “Rezistenca shqiptare në Ferizaj e rrethinë 1945-1968”, “Brezi i sakrificës 1965/1969”, “Talinoci i Jerlive”, “Shkolla Ekonomike e Ferizajt – 55 vjet punë mund dhe dije”, “Rezistenca shqiptare në Ferizaj me rrethinë 1988-1998”, “Drejtori i reformave” dhe libri në dorëshkrim “Kujtime nga burgu”, vepra tjera të cilat i ka në përfundim këto që bartin gjurmën e kohës e veprimtarisë̈ së tij dekadash .
Këshilli i organizativ i cili do të funksionalizohet ditëve në vijim do të koordinoj të gjitha veprimet duke përfshirë këtu edhe diasporën dhe do të jenë të mirëpritura të gjitha idetë dhe propozimet tuaja
Gjithashtu lusim të gjithë ata që posedojnë fotografi , videoxhirime , nga aktivitet e të gjitha periudhave deri tek lufta e UÇK-së ta dorëzojnë një kopje këshillit organizativë.
Këshilli organizativ do të formohet me datën 2 Prill 2022 me përfshirje të gjerë nga të gjitha lagjet dhe po ashtu edhe me përfaqësues nga diaspora dhe të gjitha vendimet do t’i marrë në kohë dhe me konsensus .
Për çdo ide apo propozim ju lutem më kontaktoni ne Messenger dhe do t’i marrim menjëherë në konsideratë .
Me respekt, Faton Hasani -Talinofc i Jerlive
Këshilli Iniciativ.