“Tallava diplomacia” e Kurtit në Davos të Zvicrës që i kushtoi shtetit 350 mijë euro (VIDEO)
Lëvizja Vetëvendosje talentin lodhtë e ka shprehur edhe në vallëzim pasi u bën viral për të keq dhe u tallën me talentin në këndim, raporton Paparaci.
Mirëpo talentin e tyre të vallëzimit e kanë bërë aty ku Kosova do të duhej të prezantohej më denjësisht, në Davos të Zvicrës ku është duke u mbajtur Forumi Ekonomik Botëror.
Për herë të parë në këtë forum është hapur edhe Shtëpia e Kosovës – hapësirë në të cilën do të duhej prezantuar arti, talenti, trashëgimia kulturore dhe potenciali ekonomik.
Krejt këto, Lëvizja Vetëvendosje i ka lënë anash për pak minuta vallëzim nën ritmin e tallavasë, që me gjasë edhe është prezantuar nga përfaqësuesit e Kosovës në Davos.
Në një video, shihet këshilltari i Kurtit Tienmu Ma teksa e “kallë” atmosferën bashkë me përfaqësues të tjerë shtetëror në Davos. Në këtë video shihet edhe Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kurtit./paparaci