Tallja e presidentit
27 janar 2019
| 16:47
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar një postim të shkurtër në llogarinë e vet në “Facebook”, përmes të cilit duket se i është përgjigjur një deklarate të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili para disa ditësh tha se “bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigjja që kryeministri dha para disa ditësh kur u pyet nëse do të hiqet taksa apo do të rrëzohet Qeveria.
Por presidenti është tallur me këtë deklaratë të kryeministrit, duke thënë se uron që bora të mos bëhet skllotë.
“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi.