Tami për lojtarët shqiptarë: Kthimi në atdhe do të zgjojë emocione të veçanta
06 shtator 2023
| 16:23
Kosova do të ndeshet me Zvicrën me datë 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thënë se për disa lojtarë kthimi në atdhe do të zgjojë emocione të veçanta.
“Për disa lojtarë kthimi në atdheun e tyre mund të zgjojë emocione të veçanta”, ka thënë Tami.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi janë futbollistët me prejardhje shqiptare që do të jenë pjesë e Zvicrës në ndeshjen e së shtunës. Tri ditë më vonë Zvicra do të ndeshet në shtëpi me Andorrën, kurse Kosova udhëton për përballje me Rumaninë.