![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/roma-abraham-pinto-signature.jpg)
Tammy Abraham transferohet te Roma
17 gusht 2021
| 12:43
Roma ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Tammy Abraham nga Chelsea.
Giallorossët kanë zëvendësuar Edin Dzeko, i cili u transferua në Inter, me 23-vjeçarin anglez, i cili nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2026.
Roma do të paguajë 40 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe një përqindje nëse shitet në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.
Abrahami është larguar nga Chelsea pas 82 ndeshjeve zyrtare, duke kontribuar me 30 gola dhe 12 asistime.
“È un grande onore essere il numero 9 di questo Club e non vedo l'ora di iniziare e di aiutare la squadra”.
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 17, 2021