Tamron Hall po pret të bëhet nënë
06 mars 2019
| 11:36
Ish-prezantuesja e “Today”, Tamron Hall, është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me bashkëshortin Steven Greener.
“Kam dashur që këtë lajm ta ndaj me ju për shumë muaj. Më në fund mjeku më ka thënë se jam mirë, prandaj edhe e ndava gëzimin me ju. Burri im Steven dhe unë jemi të emocionuar.
Po lutemi vazhdimisht. Lutuni edhe ju. Të bekuar dhe mirënjohës”, ka shkruar 48-vjeçarja në llogarinë e vet në “Instagram”.