“Tani hero duhet t’i themi” – Luiz Ejlli shpreh ngushëllime për vdekjen e Faton Hajrizit

24 korrik 2024 | 13:46

Faton Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.

Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe artisti i njohur nga Shkodra dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, gjersa e ka cilësuar si ‘hero’.

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh ai.

I njëjti tutje theksoi: “Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni”.

Luizi siç tregon do të performojë në ditën e sotme (e mërkurë) në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Këto terma përshkruajnë disa fenomene…