Tani që legjitimiteti i tij elektoral është në rënie të lirë, mos u çuditni nëse e shihni Kurtin të kthehet në një përkrahës të zjarrtë të dialogut

17 mars 2025 | 19:49

Shkruan: Besa Ismaili 

Kurti mes Populizmit dhe Dialogut:
Një politikë e humbur në kohë

Vizita e Sorensenit (I dërguari special i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë) në Prishtinë, në këtë moment të pasigurtë politik, nuk është rastësi.

Përkundrazi, ajo tregon rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi—një çështje që, pavarësisht refuzimeve dhe taktikave të qeverisë Kurti, mbetet një prioritet i pashmangshëm.

E vërteta është e thjeshtë: statusi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është i lidhur ngushtë me negociatat me Serbinë.
Ndërsa Kurti në vend që të ndërtonte një strategji të fortë diplomatike, ai e ka kaluar kohën duke bërë luftë elektorale dhe duke e shndërruar retorikën anti-dialog në një armë populiste për të siguruar vota.

Duke refuzuar qasjen konstruktive me aleatët ndërkombëtarë, ai ka betonizuar një imazh të izoluar të Kosovës, duke penguar çdo përparim në njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata kyçe.

Për ironi, tani që legjitimiteti i tij elektoral është në rënie të lirë, mos u çuditni nëse e shihni Kurtin të kthehet në një përkrahës të zjarrtë të dialogut – madje edhe duke pranuar marrëveshje pa ruajtur asnjë integritet negociues.

Ky lloj oportunizmi politik nuk është i ri: kur i leverdis elektoralisht, Kurti bojkoton; kur i duhet për mbijetesë, negocion.

Por cila është kostoja e kësaj taktike për Kosovën? Një shtet që ka nevojë për aleatë të fortë dhe politika të qarta nuk mund të përballojë më politika të lëkundshme që ndërtohen mbi kalkulime afatshkurtra dhe jo mbi interesin strategjik të vendit.

Në fund të ditës, populizmi sjell vetëm kaos. Kosova ka nevojë për liderë që e shohin përtej cikleve elektorale dhe që janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme për të ardhmen e saj ndërkombëtare.

Kurti, deri më tani, ka dështuar në këtë drejtim.

@highlight

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
l Lekaj, nga AAK, ka drejtuar një kërkesë të hapur…