Tanin: Raportet Kosovë-Serbi sërish janë të brishta

10 qershor 2019 | 17:18

Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka prezantuar sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit raportin për punën tremujore të këtij misioni në Kosovë.

Ai ka thënë se gjendja në terren dhe raportet Kosovë-Serbi janë sërish të brishta.

 “Mungesa e angazhimit shtesë e palëve mund të kthehet së prapthi, gjë që shpesh edhe ka ndodhur. Angazhime produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur që nga vjeshta e viti 2018. Vendosja e taksës 100 për qind nga Prishtina për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja ende vazhdon pavarësisht thirrjes për heqjen e saj. Beogradi ka qëndrim për heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e bisedimeve të mbështetura nga BE-ja. Udhëheqësit e Prishtinës po ashtu kanë pasur kushte”, ka thënë Tanin.

Ai ka kërkuar nga udhëheqësit e të gjitha palëve të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre, që gjendjen komplekse ta drejtojnë larg nga përshkallëzimi serioz, pa kërcënime dhe ultimatume.

“Shpresoj se të gjitha palët e angazhuara mund të punojnë bashkërisht se takimi i paraparë në Paris të shfrytëzohet nga palët për t’iu kthyer çështjeve substanciale që ndikojnë në jetën e njerëzve”, ka thënë Tanin.

Në këtë mbledhje ai ka folur edhe rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, dhe rreth aksionit të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,  ku u arrestuan dy pjesëtarë të UNMIK-ut, një rus dhe një pjesëtar lokal, pasi penguan policinë në kryerjen e detyrave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj,…