Tanja Fajon për vizat: S’ka më arsye për justifikime apo vonesa
Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka shpjeguar hapat e mëtejshëm pas dritës së gjelbër të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka arsye për justifikime sa i për liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Nuk ka më arsye për justifikime apo vonesa. Nga ana tjetër këshilla ime për politikanët e Kosovës është të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe dialogun me Brukselin dhe kryeqytetet e BE për të marrë mbështetje të fuqishme dhe besimin e tyre. Ky është çelësi për suksesin. Kosova nevojitet të ruajë kredibilitetin dhe të ndërtojë aleanca të fuqishme me vendet e BE dhe institucionet e saj”, ka thënë Fajoni.
Linku i intervistës së plotë: https://www.dw.com/sq/tanja-fajon-nuk-ka-m%C3%AB-arsye-p%C3%ABr-justifikime-apo-vonesa/a-44760311