Tanja Fajon sonte vjen në Kosovë, pritet nga Gërvalla

15 janar 2023 | 10:55

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, do të vijë sot në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga MPJD, ku thuhet se Fajon do të pritet nga ministrja Gërvalla në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 20:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar gazetarë,

Përfaqësues të medieve,

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, mirëpret sot në Kosovë, zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, znj.Tanja Fajon.

Datë:  15 janar 2023

Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë

Ora: 20:00
VETËM PAMJE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të…