Tanket ruse përparojnë drejt Kievit, qytetarët ukrainas përgatisin molotov për të luftuar

25 shkurt 2022 | 10:14

Forcat ruse kanë hyrë në lagjen Obolon të Kievi ku ushtria ukrainase po lufton me ta. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës i ka kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpia dhe të përgatisin Molotov për të luftuar.

Kjo lagje është gati 10 – 9 km larg Kievit.

Korrespondentët tanë në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar të shtëna armësh, megjithëse ata shtojnë se është e pamundur të dihet se çfarë nënkupton në këtë pikë. Ata thonë se tani mund të dëgjojnë edhe shpërthime më të forta.

Ushtria ukrainase shkatërron urën të pengojë avacimin e mëtejshëm

Më përpara ushtria ukrainase deklaroi se forcat e armatosura janë të angazhuara në luftime në periferi të kryeqytetit Kiev në Dymer dhe Ivankiv, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara ruse kanë avancuar.

Një postim në faqen zyrtare në Facebook të Forcave të Armatosura të Ukrainës thuhet se forcat “vazhduan t’i rezistonin” forcave ruse në veriperëndim të kryeqytetit” raporton BBC, shkruan Ora News.

Trupat shkatërruan një urë në kufirin e lumit Teteriv për të penguar avancimin e mëtejshëm të forcave ruse.

Ushtria ukrainase ende po mbanin një fushë ajrore në periferi të qytetit – e cila mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev nëse trupat ruse do ta kapnin atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka vazhduar me të gjithë intensitetin që sulmojë nga…