Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie në Shqipëri
15 maj 2019
| 21:50
Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe duke e shpallur ditën e enjte, 16 maj, ditë zie kombëtare.
Për nder të Tanushit, ditën e enjte në Shqipëri në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë, raporton “TCh”.
Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.
Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.