TAP-i dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit nga tërmeti
Ka përfunduar dje instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Njësitë e banimit i janë dorëzuar Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës, pas konsultimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Emergjencat Civile.
Njësitë e lëvizshme të banimit kanë një sipërfaqe prej më shumë se 30 metrash katrorë dhe janë të pajisur edhe me tualete të brendshme. TAP ka dhuruar njësi banimi që janë të mobiluara dhe me kondicionerë të instaluar.
Në këtë mënyrë njësia administrative mund të bëhet menjëherë e banueshme për familjet më në nevojë.
Njësitë e lëvizshme të banimit të janë të projektuara për të përballuar kushtet e motit në dimër dhe për të ofruar kushte strehimi të përngjashme me atë të një banese.