Tarantino bëhet baba në moshën 56-vjeçare
Regjisori i njohur amerikan, Quentin Tarantino, dhe gruaja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.
Një përfaqësues i çiftit në një deklaratë për medie, ka bërë me dije se ata janë të lumtur t’i njoftojnë të tjerët se janë bërë prindër për herë të parë.
“Një djalë i vogël ka lindur më 22 shkurt të vitit 2020”,ka deklaruar përfaqësuesi.
Sipas “The Jerusalem Post”, djali i çiftit ka lindur në spitalin Ichilov në Tel Aviv të Izraelit. Ky është fëmija i parë për të Tarantinon, i cili është në moshën 56-vjeçare.
Emri i djalit të çiftit akoma nuk është bërë i ditur.
Tarantino është takuar me këngëtaren izraelite në Tel Aviv teksa ishte duke promovuar filmin e tij “Inglorious Basterds”. Ata janë martuar në një ceremoni të vogël në Los Angeles në 2018.
Tarantino njihet për regjinë e filmave të famshëm si “Once Upon a Time in Hollywood”, “Pulp Fiction”, “Kill Bill”, “Reservoir Dogs” dhe shumë të tjerë.