Tarashaj kthehet në Zvicër
11 janar 2021
| 22:02
Shani Tarashaj ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me ekipin zviceran të Zurichut.
Sulmuesi nuk arriti të linte shenjë as në huazimet te Frankfurti në Gjermani apo Emen në Holandë. Klubi i Premier Ligën vendosi të ndërpriste kontratën me shqiptarin e Zvicrës, ditët e fundit, ndërkohë që Tarashaj sot u rikthye në kampionatin ku shkëlqeu.
Te Zurich Tarashaj do të gjejë Fidan Alitin, Enit Sadikun, Lavdrim Rexhepin, Blerim Xhemajlin, Hekuran Kryeziun, Mirlind Kryeziun, Toni Domgjonin e Benjamin Kolollin.