TARAVAR, ALI AHMETI E MERITON ÇELËSIN E KRYEQYTETIT, POR TI NUK E MERITON

19 dhjetor 2024 | 01:56


Ismet Sylejmani

Reagimi i Taravarit të Gostivarit për Çelësin e Qytetit të Prishtinës, që iu dhurua Ali Ahmetit!

Sërish paska reaguar ky Taravari, pse Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, i nderuari z.Përparim Rama, ia ka dhuruar Çelësin e Qytetit, Udhëheqësit të madh të popullit, Atdheut dhe Kombit, ilegalit të pakapshëm të luftës ilegale politiko-patriotike, bashkëthemeluesit dhe bashkëemertuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryekomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e Kryetarit të BDI-së, shqptarit të madh e të papërsëritshm Ali Ahmeti!

Taravar, të kam thënë një herë, je i vogël të merresh me Ali Ahmetin!

Ali Ahmeti, është Ai, për të cilin ti dhe të tjerët, që nuk mund të ia dëgjoni emrin dhe t’ia shikoni fotografinë, ka bërë aq shumë për popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar, sikur Zoti edhe natën me ua pasë bërë ditë në jetën tuaj të vockël, kur nuk do të mund ta arrinit në hapin e Tij prej titani, në shërbim të çështjes së madhe të luftës për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga kriminelët dhe gjakpirësit e tipit të pushtetit të Rankoviqit e Millosheviqit të Serbisë pushtuese dhe nga shërbëtorët sahanlepirës e tradhtar të ndryshëm shqiptar të tipit të Sinan Hasanit dhe Rrahman Morinës!
Çelësi i Qytetit Kryeqytet, Çelësi i Kryeqytetit të Kosovës së Pavarur dhe Shtet i njohur e i pranuar ndërkombëtarisht, Çelësi i Prishtinës së kuqe të larë dhe ujitur me gjakun e Heronjëve të Kombit në Lagjen e Trimave nga Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, në Bregun e Diellit nga Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, por edhe i shumë të rënëve të tjerë anë e kënd viseve të Atdheut në luftën e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së kombëtare, por edhe i qindra veprimtarëve e ish të burgosurve politikë, studentëve dhe profesorëve univesitar atdhetar e patriotë, që është dorëzuar në Prishtinë dhe ka shkuar në Zajaz të Kërçovës, në shtëpinë heroinë te Lideri i madh kombëtar Ali Ahameti, nderon çdo pjestar të popullit shqiptar brenda e jashtë Maqedonisë së Veriut!

Gjigandi Ali Ahmeti, luftës për liri e pavarësi, krenari e dinjitet kombëtar, politik e njerëzor, në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni të Veriut, ua ka dhënë Çelësin e luftës, që në Kosovë ishte UÇK, në Luginë UÇPMB dhe në Maqedoni të Veriut, Ushtri Çlirimtare Kombëtare!
Prandaj Ai në shenjë nderimi e mirënjohjeje, meriton Çelësin e Kosovës, Çelësin e Luginës dhe Çelësin e pjesës shqiptare të Maqedonisë së Veriut!

Çelësin e meritojnë të mëdhenjtë, pra ata që janë sikur Ali Ahmeti, e të cilët janë të rrallë, sepse Çelësin e Kryeqytetit të Kosovës, e kanë marrë në mes të tjerëve Kryeministri i Britanisë së Madhe, Miku i madh i Kombit shqiptar Tony Blair, Ambasadori i SHBA-së Jeffrey M. Hovenier etj., kurse të vegjlit, sikur puna juaj e të tjerë kameleon të ngjashëm, jo vetëm nuk e meritojnë të dekorohen me Çelës, por ndoshta në të kaluarën, kanë shikuar në vrimë të çelësit, nëpër dyert e shtëpive të tyre, në dritë të llampës së vajgurit e të qirit, ose bëjnë politikë të operacioneve kirurgjikale në dëm të çështjes kombëtare, sikur vrima e çelësit!

Ali Ahmeti është Skënderbeu modern i popullit shqiptar!
Atë që nuk arrinte ta bënte Gjergji ditën, e bënte Skenderbeu natën!
Atë që nuk arriti ta bënte Abaz Gjuka e realizoi Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti i bashkëthemeloi dhe bashkëemertoi tri ushtri dhe i solli Kosovës dhe Viseve te saja Çlirim, Pavarësi e Liri Kombëtare e njerëzore!

Prishtinë, 19 Dhjetor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dushan Drobac është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata…