TARAVAR JE I VOGËL ME U MARR ME ALI AHMETIN DHE ME UÇK

18 korrik 2024 | 16:32

Ismet Sylejmani

Ky doktori politikan, jo vetem shkel çdo gje qe ka deklaruar para zgjedhjeve, madje duke e parë se aty prej nga do të duhej të buronte fuqia e tij elektorale, qyteti i Gostivarit, aty edhe është varrosur endrra e tij për pushtet me fitore dhe me legjitemitet!
Taravari ka filluar te merret me fytyren, me dispinimin, me levizjet, me shikimin dhe zhgënjimin e Ali Ahmetit në Mbledhjen e Parë të Përgjithshme, mbajtur me 13 Korrik 2024 në Gostivar!

Ky doktor Taravari, pasi ka humbur ne Gostivar, edhe ne garen presidenciale edhe ne ate parlamentare, pra, pas humbjës edhe si president edhe si deputet, ne vend se te ulë kokën e të kthehet e te ushtrojë profesionin e tij të doktorit, dhe te braktise politiken, sepse definitivisht u pa se nuk eshte per politike!

Arben Taravari, ish- Kryetari i Komunes se Gostivarit dhe ish- kandidati per President te shtetit, Kryetar Partie, njeri nga drejtuesit e koalicionit VLEN dhe Ministri i Shendetesise ne Qeverine e Republikes se Maqedonise se Veriut, qe nga 13 Korriku 2024, kur BDI mbajti Mbledhjen e Pare të Përgjithshme, ka filluar te merret me vleresimin e figures se Udheheqesit te popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Taravar je i vogël të merresh me figurën e Drejtuesit të madh të Lëvizjes Popullore të Kosovës Ali Ahmeti!
Taravar je i vogël të merresh me personalitetin e ilegalit të madh të luftës për liri në ish-Jugosllavi të Ali Ahmetit!
Taravar je i vogël të merresh me njërin prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmetin!
Taravar je i vogël të merresh me Kryekomandantin e UÇK-së në Maqedoni të Veriut, Gjeneral Ali Ahmetin!
Taravar je i vogël të merresh me figurën e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Taravar të gjithë e dijnë se je doktor i neurologjisë dhe profesor universitar, por edhe profesionalizmi nese eventualisht e ke, e që do të duhej ta kishe, sepse etikë politike me legjitimitet, po shihet se nuk e ke, nuk do të duhej të ia lejoje vetes lluksin dhe të biesh në hendekun e kundështarëve të pa cipë, dhe të pa dinjitet dhe madje edhe tendencioz, antinjerëzor dhe antikombëtar, të merresh me analiza të smura, kundër figurës së birit të madh dhe të devotshëm të Atdheut, Liderit kombëtar Ali Ahmeti!

Duhesh ta dijsh se biri i madh i Atdheut, Ilegali i famshëm, Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetari historik i Partisë heroinë Bashkimi Demokratik për Integrim, Lideri i Frontit Europian, përfaqësuesi më në zë i euroatlantizmit shqiptar Ali Ahmeti, ka bërë, po bënë dhe do të bëjë histori të lavdishme, e cila pa as më të voglin dyshim, do ta rëndisë përkrah të mëdhenjëve të kombit, në rreshtin e shenjtë, aty ku prinë Kryeheroi Skënderbeu e pasohet pafund nga dhjetra të tjerë që përfaqësojnë palcën e Panteonit të kokave gjeniale të truallit të lashtë të Arbërit!

Pas pas gabimit që bëre gjatë intervistës tënde infantile dhe përbuzëse, antikombëtare dhe anti UÇK, se në Maqedoni të Veriut, ka pasur vetëm konflikt dhe jo luftë, deklaratë kjo tipike e brumit të kuzhinës se flliqur të Beogradit dhe Moskës, sepse vetëm ata dijnë dhe mundin, të pjellin fyerje e goditje të tilla antishqiptare!

Të gjithë pyesim: pse zotri Taravar, ske turp që edhe ju të bashkoheni me korin e krokodillëve dhe ujqërve antishqiptar, të cilët gagarinjë në kor për 23 vjet me radhë, kundër shqiptarit më të madh të shekujve, të papërsëritshmit Ali Ahmeti, dhe kudo e nga do thonë armiqt dhe kundërshtarët, se ne Maqedoni të Veriut nuk ka pasur luftë por nje konflikt, madje edhe ai i vogël!

Po pse Shtabi i Përgjithshëm dhe Brigadat e UÇK-së në Maqedoni të Veriut, ishin mekanizma lufte apo konflikti?

Heronjtë dhe Deshmorët e Kombit në Maqedoni të Veriut, kanë rë në luftën për liri apo në konflikt?
Mblidhe mendjen dhe mos na turpëro si shqiptar që je, sepse shqiptarët nuk të kanë borgj ti fyesh duke ua mohuar luftën heroike që e kane zhvilluar nëpër pjesë të ndryshme të vendit të tyre në Maqedoninë e Veriut, e veqanërisht Brigadat e UÇK—së 112 “Mujdin Aliu” dhe 113 “ Ismet Jashari-Kumanova”, të cilat kanë zhvilluar luftë frontale, që një ditë populli shqiptar të jetojë i lirë, i barabartë, me diniitet dhe përfaqësim me legjitimitet në shtet!

LUFTË f.
…Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve që ndeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim. Luftë e drejtë (revolucionare, çlirimtare). Luftë popullore. Luftë mbrojtëse (sulmuese). Luftë e padrejtë. Luftë civile (qytetare). Luftë bërthamore (bakteriologjike, kimike). Luftë e ashpër (e përgjakshme). Luftë tokësore (ajrore, detare). Lufta e Parë (e Dytë) Botërore. Lufta Nacional çlirimtare e popullit shqiptar. Ligjet e luftës. Plaçkë lufte. Gjurmët (dëmet) e luftës. Dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. Që nga lufta e këtej. Përpara luftës. U bë luftë. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Ndodhen në gjendje lufte. Nisi (plasi, pushoi, mori fund) lufta. I shpalli luftë. Hyri në luftë. Ka marrë pjesë në luftë…

KONFLIKT m.
Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje e ashpër; acarim i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve që çon deri në luftë të armatosur.
Konflikt familjar (shoqëror). Vatër konflikti. Zbulimi (thellimi) i konfliktit. Zbutja (zgjidhja) e konfliktit.

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Korrik 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese mes Llapit dhe…