
Taravari: 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit
16 mars 2025
| 10:17
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion, shkruan Alsat.
Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe po marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.