
Taravari: As që mendoj të dalim prej qeverisë
01 prill 2025
| 11:25
Jo, as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie. Kështu ka thënë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
I pyetur nëse do ta braktisë koalicionin VLEN në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale, Taravari ka thënë: “Jo, shihni. Ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale, e kam thënë. Një është që të shkojmë VLEN-i së bashku, që kam thënë se unë dëshiroj të jetë ashtu, e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale, si Aleancë për Shqiptarët”. /RTV21