Taravari: As që mendoj të jap dorëheqje, mbetem ministër i Shëndetësisë

24 mars 2025 | 13:04

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët  dhe ministër i Shëndetësisë, ka deklaruar të hënën se është i fokusuar në gjendjen dhe shërimin e pacientëve dhe se nuk planifikon të tërhiqet nga koalicioni VLEN.

“Këto tema për mua janë irelevante dhe të parëndësishme. Unë jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmasimin gjendjes së tyre. Për koalicione dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar kemi kohë, për dorëheqje as që planifikoj raportet midis parterëve të koalicionit janë shumë të mira. Kështu që vazhdoj të jem ministër i Shëndetësisë”, ka thënë Taravari.

Ndërkohë nëse është takuar apo jo me Ali Ahmetin, ai ka thënë se ka pasur kanale komunikimi, por se nuk është takuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e shënimit…