TARAVARI ME DORËHEQJE I DËSHIRON VDEKJEN ALI AHMETIT

16 shkurt 2025 | 17:19


Ismet Sylejmani

Taravari i kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit!
Dorëheqja e Ali Ahmetit nuk është një dëshirë e thjeshtë e Taravarit!
Më parë se dorëheqjen e Ali Ahmetit në të kaluarën, armiqt dhe tradhëtarët, aletaët e pushtuesve dhe falangat kundër popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar, e kanë synuar burgosjen, izolimin dhe në fund edhe vrasjen, masakrimin dhe shfarosjen e Tij!
I gjithë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar e din se Ali Ahmeti, nuk është një figurë dosido dhe një pesonalitet shkel e shko, por njëri nga aktorët dhe faktorët më relevant të skenës politike, kombëtare e ushtarake në Kosovë dhe në viset e saja nën ish Jugosllavi!
Definitivisht dihet saktë e qartë se Ali Ahmeti, ishte pjestar aktiv i lëvizjes ilegale politiko-patriotike kombëtare prej vitit 1981 e deri në ditët e sotme!

Ta kërkosh dorëheqjen e Ali Ahmetit,
Ilegalit të famshëm!
Drejtuesit të lartë të LPK-së, njërit prej themeluesve dhe emertuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së dhe të UÇPMB-së;

Të kërkosh dorëheqjen e themeluesit, emertuesit dhe Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së;
Të kërkosh dorëheqjen e themeluesit dhe Kryetarit të BDI-së, është infantilizëm dhe shpërndarje e ushqimit të kuzhinës antishqiptare të Moskës e Beogradit!
Prononcimi publik i Taravarit dhe kërkesa e tij për dorëheqje të Ali Ahmetit, nuk është thjeshtë dëshirë personale, as vendim partie a klani, kudo që do ta kishte kokën dhe prapanicen, fondin dhe skemen e turpshëm të veprimit, por është veprim brenda të cilit do të jenë të mbledhura në një, të gjutha të kqijat kundër figurave më të ndritura të kombit!

Biri i madh i populli, Atdheut dhe Kombit, Ilegali i famshëm, Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetari historik i Partisë heroinë Bashkimi Demokratik për Integrim, përfaqësuesi më në zë i euroatlantizmit shqiptar Ali Ahmeti, duke qenë se ka bërë histori të jashtëzakonshme e lavdimadhe, e cila pa as më të voglin dyshim, e ka radhitur dhe do ta rëndisë përkrah më të mëdhenjëve të shqiptarizmës heroike, aty në rreshtin e shenjtë, ku prinë Kryeheroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu e pasohet pafund nga dhjetra të tjerë që përfaqësojnë palcën kurizore e vertebrale të Panteonit të kokave më gjeniale të truallit të lashtë të Arbërit!

Zoti Taravari, hiq dorë nga planet, nga kërkesat dhe veprimet antidemokratike e djallëzore, antihumane e dashakeqëse, sepse sado të rafinuar e ke kërkesen për dorëheqje, e kuptojme se dëshira jote është asgjësimi, shkatërrimi dhe vdekja e Ali Ahmetit!

Prishtinë, 15 Shkurt 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar qasjen e Bashkimit…