Taravari: Presim fitore bindëse, janë regjistruar parregullsi të shumta
15 korrik 2020
| 22:44
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve, tha se sipas të dhënave që posedojnë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është në epërsi.
“Informacionet e para nga shtabet tona janë se ne jemi në epërsi të madhe dhe presim fitore bindëse. Shpresoj se më vonë kur të mbajmë konferencë për shtyp nga ora 23:30 t’i tregojmë rezultatet përfundimtare, por trendi është pro nesh”, tha mes tjerash Taravari.
Taravari zgjedhjet e sotme i konsideroi si jokorrekte duke theksuar se janë vërejtur parregullsi të shumta.