Taravari takon Kurtin në Prishtinë
Arben Taravari, kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, nga radhët e koalicionit “VLEN”, është takuar mbrëmjen e së mërkurës me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se kreu i ekzekutivit kosovar është mbështetës i “kauzës tonë”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Taravari, përmes një postimi në Facebook, ku takimin me Kurtin e ka përshkruar si “një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe”.
Ai ka bërë me dije se bashkë me të ka qenë edhe Ilir Xhaferri, djali i një nga personaliteteve më të shquara shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Arbën Xhaferri.
“Me Ilir Xhaferrin pasardhësin e Arbën Xhaferrit, me Feta Halimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!”, shtoi ai.