Tare: Correa dëshiron të largohet nga Lazio, Interi është një opsion
Para ndeshjes hapëse të edicionit të ri të Lazios në ligë kundër Empolit, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për Sky Sport për situatën e sulmuesit Joaquin Correa.
Fjalët e drejtorit sportiv të Lazios para ndeshjes kundër Empoli ishin se Correa dëshiron të largohet nga skuadra dhe Inter është një opsion për të.
“Correa dëshiron të largohet nga Lazio. Interi është një mundësi”, është shprehur Igli Tare.
Siç konfirmohet nga drejtori sportiv i Lazios, Tare, në fakt, Interi është në kontakt me klubin e Lazios për blerjen e Joaquín Correas.
Nëse lëndimi i rëndë i Thuramit konfirmohet, ‘Nerazzurri’ mund të shtyjë edhe më tepër përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin argjentinas.
Interi dëshiron të ulë kërkesat e presidentit të Lazios, Lotitos, dhe të arrijë vlerën prej 30 milionë eurosh, si shifër e përshtatshme për vlerën e lojtarit. Nëse Lazio nuk i ul kërkesat e tyre, Inter mund të shkojë në kërkim të zgjidhjeve të reja për sulmin e tyre, raporton Gianluca Di Marzio.