Tare dhe Inzaghi drejt Interit

10 dhjetor 2020 | 18:25

Gazeta italiane “Il Messaggero” raporton se ardhmja e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Simone Inzaghi.

Ky i fundit ende nuk ka negociuar rinovimin me Lotiton, teksa shihet si një kandidat për ta marrë stolin e Interit, në rast se zikaltrit vendosin ta ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Conte.

Të njëjtën rrugë mund ta ndjekë edhe shqiptari që mund të bëhet kështu drejtori sportiv tek Interi duke marrë vendin e Pier Ausilios, që duket pranë largimit. Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Tares, që është vlerësuar sezonet e fundit si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edinson Cavani ka folur për “Mondo Napoli” në lidhje me…