Tare: Do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar popullin tim

26 nëntor 2019 | 13:42

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur sot Shqipërinë, duke thënë se do të bëjë gjithçka të mundur për t’i ndihmuar bashkëkombësit e tij.

13 persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.

“Është një tragjedi që më ka prekur shumë mua dhe familjen time, tragjedi e madhe”, deklaroi Tare për mediat italiane. “Duket se numri i viktimave është duke shkuar në rritje, unë uroj me gjithë zemër të jetë e kundërta”, u shpreh ai.

Tare po ashtu ka shfaqur gatishmëri për të ofruar ndihmë. “Do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar popullin tim”, theksoi ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës , Shpend Ahmeti, ka shprehur…