Tare, drejtori i vitit në Itali
29 mars 2018
| 14:20
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare është shpallur drejtori më i mirë sportiv në Serisë A për vitin 2017.
Drejtorit Sportiv të Lazios i është dhënë çmimi nga një juri e përbërë nga specialistë të futbollit e kanalit “Sportitalia”. Në këtë përzgjedhje kanë votuar edhe ndjekësit e këtij kanali, të cilët kanë vlerësuar punën e mirë që ka bërë shqiptari në krye të Lazios.