Tare, drejtori i vitit në Itali. Hasi shkarkohet nga Olimpiakosi
01 janar 2018
| 21:15
Igli Tare si drejtor sportiv po shkëlqen në Itali, pasi rezultatet e Lazios janë për çdo lëvdatë në dy edicionet 2016/2017 dhe në sezonin aktual 2017/2018.
Sezonin e kaluar Lazio e mbylli në pozitën e pestë, kurse edhe në sezonin aktual pozicionohet e pesta. Tare është shpallur edhe drejtori më i mirë për vitin 2017 në Itali. Ndryshe nga Tare, shqiptari tjetër Besnik Hasi nuk ka treguar ndonjë rezultat në vitin që sapo e lamë pas. Ky i fundit është shkarkuar nga detyra e trajnerit në skuadrën e Olimpiakosit pas rezultateve jo të mira.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)