Tare: Dua të rikthehem
Igli Tare ishte i ftuari special në “Sky Sport TG 24” në emisionin dedikuar transferimeve të lojtarëve. Për ish-drejtorin sportiv të Lazios goditjen më të rëndësishme deri më tani e ka bërë Juventusi me afrimin e Kerpen Turam. Sipas Igli Tares, mesfushori francez do të jetë “surpriza” e kampionatit italian.
Në lidhjen e bërë nga Tirana, Tare tregoi diçka më shumë rreth së ardhmes ku pranoi se i mungonte shumë puna e përditshme, të cilën ka bërë për shumë vite në Romë.
“Kur do të kthehem? Është një pyetje e bukur, por as unë nuk e di të jap një përgjigje të saktë. Dëshira sigurisht që nuk më mungon, por nga ana tjetër nuk dua që të sforcoj gjërat pasi po pres për një projekt të rëndësishëm. Një projekt, i cili të më motivojë. Dëshira është e madhe që të rikthehem”, ka thënë Tare.