Tare e bleu 75 mijë euro, ja sa vlen tash Strakosha
27 dhjetor 2017
| 11:01
Përveç futbollistëve, Milinkoviq Saviq, Felipe Anderson, Immobile dhe Luis Alberto, një basti i fituar në merkato i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare është edhe Thomas Strakosha.
Në vitin 2012 Lazio e bleu shqiptarin nga Panionios, duke shpenzuar një shifër qesharake prej 75 mijë eurosh. Këmbëngulja e Tares për ta afruar Strakoshën te Lazio e ka shndërruar portierin e Kombëtares në pesëshen e më të mirëve në Serinë A.
Lazio e ka blinduar portierin shqiptar deri në vitin 2020, gjithsesi nëse Strakosha do të shitej, vlera e tij, sipas CIES, shkon deri në 18.6 milionë euro.