Tare e dëshiron Bajrami te Lazio  

20 prill 2022 | 14:54

Nedim Bajrami është lojtari i radhës që Igli Tare e dëshiron te Lazio. Futbollisti shqiptar i Empolit korrespondon me idetë e lojës së Maurizio Sarrit dhe vizionin e tij për mesfushën.

Bajrami është një lojtar teknik që mund të luajë gjithashtu një rol më të avancuar. Në këtë kampionat ai ka shënuar 6 gola dhe asistuar 5 herë për skuadrën toskane. Megjithatë, Lazio do të duhet t’i kushtojë vëmendje operacioneve të tregut të transferimeve të Sassuolos, që gjithashtu synon Bajramin.

Empoli e vlerëson jo më pak se 10 milionë euro mesfushorin shqiptar. Kohë më parë interesim për Bajramin kishte treguar edhe skuadra e Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës në kuadër të rregullimit të hapësirave gjelbëruese…