Tare edhe me afër Milanit

22 prill 2025 | 11:45

AC Milan është ende në kërkim të drejtorit të ri sportiv dhe, ndonëse emri përfundimtar nuk është bërë ende publik, Igli Tare duket se është në pole position. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, zhvillimet e fundit konfirmojnë se pas takimit të gjatë disa ditë më parë në Romë mes Tares dhe CEO-së së Milanit, Giorgio Furlani, ka pasur kontakte të reja mes palëve dhe një takim i dytë pritet të mbahet së shpejti.

Edhe pse data e këtij takimi të ri nuk është përcaktuar ende, pritshmëritë janë që të ndodhë brenda pak ditësh. Klubi kuqezi dëshiron të marrë kohën e duhur për të analizuar çdo mundësi, por koha po bëhet një faktor presioni: vera është afër dhe Milani synon që vendimi përfundimtar të merret brenda gjysmës së parë të muajit maj.

Gjatë takimit të ardhshëm, Furlani dhe Tare pritet të vazhdojnë diskutimet pozitive të nisura në Romë. Ky takim mund të shërbejë si pikë kthese: ose pista Tare do të braktiset, ose do të finalizohet marrëveshja me një takim të fundit, për të filluar menjëherë punën dhe ndërtimin e Milanit të sezonit të ri.

Ndërkohë, nëse Tare merr drejtimin e merkatos kuqezi, ka nisur të përflitet edhe për emra të rinj. Sipas të njëjtave burime, për repartin ofensivë objektivi i parë mund të vijë nga Bundesliga: bëhet fjalë për Jonathan Burkardt, sulmuesi 24-vjeçar i Mainz, i cili këtë sezon ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë tri asistime në kampionat dhe në Kupën e Gjermanisë. Me paraqitjet e tij të mira, Burkardt ka arritur të veshë edhe fanellën e kombëtares gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar…