Tare: Gjynah që Cikalleshi ta humbas karrierën në Turqi

15 dhjetor 2020 | 13:33

Drejtori sportivi i Lacios, Igli Tare i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares, Sokol Cikalleshi, teksa e ka cilësuar kavajasin si lojtarin që e intrigon më tepër.

Sipas Tares, është gjynah që Cikalleshi ta humbasë karrierën në një kampionat si ai turk.

“Unë e kam thënë e para disa vitesh lojtari që më intrigon më tepër është Sokol Cikalleshi. Është një lojtar që ka karakteristika shumë të mira si futbollist, por për këto karakteristika që ka, ka punuar shumë pak në jetën e tij dhe është gjynah që ta humbasësh karrierën tënde në një kampionat si ai turk. Me gjithë respektin që kam për kampionatin turk, por ai lojtar duhet të kishte bërë shumë më tepër në karrierën e tij sepse për llojin e tij është një lojtar i cili është shumë i domosdoshëm për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Tare për emisionin “Ditë e Re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë moment, askush nuk mund ta dijë saktësisht se…