Tare i dëshiron edhe dy futbollistë shqiptarë të Lazio
21 korrik 2021
| 14:52
Lazio e Igli Tarës e dashuruar me futbollistët shqiptarë! Sipas “Corriere dello Sport”, në listën e klubit kryeqytetas për merkaton e verës, janë edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit dhe Adnan Januzaj i Real Sosiedadit.
Edhe pse nuk ka një ofertë konkrete momentalisht, gjasat janë të mëdha, që ndonjëri prej tyre t’i bashkohet kolonisë shqiptare te Lazio. Gjithsesi në krye të preferencave të Tares qëndron gjermani Julian Brandt. Borusia Dortmund duket e bindur të lejojë huazimin e gjermanit nëse formula do të jetë huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.
Në sfond gjithashtu mbetet edhe slloveni i Atalantas, Josip Iliçiç. Megjithatë, largimi i tij nga klubi italian dhe në veçanti drejt një rivali si Lazio do të jetë shumë i vështirë.