Tare: Immobile, blerja ime më e mirë
Igli Tare, ish-drejtori teknik i ekipit të Lazios, gjatë një konference në Palermo, u ndal të fliste për eksperiencën e tij gjatë 15 viteve të karrierës tek klubi kryeqytetas.
“Ruaj kujtime shumë të bukura tek Lazio, edhe si lojtar por edhe si drejtues për 15 vite. Mbaj mend që lojtari i parë që kemi blerë atë kohë ka qenë Christian Brocchi. Përse u largova nga Lazio? Nuk kishte asnjë arsye tjetër, veçse fakti që cikli im te ky klub kishte ardhur drejt fundit”, ka thënë Tare.
Më pas, Tare u ndal edhe për blerjen më të bujshme të tij, për të cilën ish-sulmuesit të kombëtares kuqezi, nuk iu desh shumë kohë për t’u përgjigjur: “Immobile, pas rezultoi se ai ishte sulmuesi më i mirë italian i 20 viteve të fundit. E ardhmja ime? Pres vetëm klubin e duhur, në mënyrë që të rikthehem”.