Tare: Immobile dhe Strakosha do të jenë kundër Juves

05 nëntor 2020 | 14:07

Çfarë ndodhi me Immobilen, Leivan dhe Strakoshën që nuk ishin për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Zenitit? Përgjigjen e jep drejtori sportive i Lazios, Igli Tare, i cili u përpoq të hidhte dritë mbi kaosin e krijuar sa u përket tamponëve.

“Ne bëmë tamponë të rregullt javën e kaluar, i dorëzuam të gjitha testet. Iu nënshtruam sërish testeve të premten dhe të shtunën, rezultatet ishin negative dhe të dielën ata luajtën. Pastaj dje ndodhi e njëjta gjë si një javë më parë me Pereiran dhe Hoedt, Janë disa rezultatet që konsiderohen ndryshe. Ne e kemi bërë veten plotësisht të disponueshëm dhe tani po presim vendimet përfundimtare, jemi besimplotë dhe nuk ka nevojë të diskutohet për këtë. A do të jetë Ciro Immobile kundër Juves? Po, ne mendojmë se ai mund të luajë, sepse tamponi që bëri gjysmë ore pas atij të UEFA-s ishte negativ, ashtu siç ndodhi Leivan dhe Strakoshën. Është një rast i ngjashëm me atë që ndodhi me Hakimin e Interit”, ka thënë Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qendër e votimit në Maricopa County, Arizona, është detyruar…