Tare: Kemi skuadër për Ligën e Kampionëve

23 gusht 2018 | 12:58

Lazio e nisi me humbje kampionatin e ri në Serinë A ndaj Napolit (1-2), por drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare është optimist se kjo skuadër do të siguroj një vend në Ligën e Kampionëve.

“Kemi një organikë mjaft të mirë dhe mund të synojmë Ligën e Kampionëve pa problem. Nuk është një Lazio për titull kampion, por një vend në katërshen e parë është më se i arritshëm. Kemi arritur të ruajmë lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar si Immobile, Luis Alberto dhe Milinkoviç-Saviq, ndërsa kemi afruar edhe një sërë futbollistësh të tjerë, që i shtojnë vlerat organikës. Jam i bindur që me punën e Inzaghit dhe të gjithëve bashkë, do të sigurojmë një vend në zonën e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Tare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi “Ajo” është një nga nëntë filmat finalist në Festivalin…