Tare konfirmon interesimin e CSKA Moskës për Muriqin
15 janar 2022
| 22:19
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pranuar se ka marrë ofertë nga CSKA e Moskës për sulmuesin Vedat Muriqin.
“Kemi marrë një ofertë nga Rusia, nuk mund të them më shumë”, është shprehur Tare.
Propozimi do të bazohej në një ofertë prej 2.5 milionë euro, me detyrim për ta blerë për tetë milionë euro.
Një propozim që Biancocelestët do ta kishin pranuar, por ndryshe nga Muriqi, i cili me gjithë rrogën më të lartë se ajo aktuale te Lazio, do të preferonte rikthimin në Turqi apo një eksperiencë të re në Angli.