Tare kritikon ashpër Silvën: S’kam respekt për ty si njeri

18 gusht 2020 | 15:55

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare e ka kritikuar ashpër David Silvën, i cili iu bashkua Real Sociedadit papritmas dhe befas duke e lënë Lazion me gishta në gojë, edhe pse kishte rënë në ujdi me të.

Marrëveshja mes Silvës dhe Lazios ishte arritur javën e kaluar dhe vizitat mjekësore për të ishin caktuar në Romë. Mesfushorit spanjoll i ishte përgatitur një ofertë tri vjeçare me pagë vjetore që arrinte shifrën 10 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Atij madje i ishte siguruar një shofer personal dhe përdorimi i një aeroplani privat. Sipas mediave italiane, spanjoll nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares, në ditët e fundit dhe se atij ishte caktuar ultimatum për të vendosur.

Sipas Sky Sport Italia, Silva as që i kishte treguar Lazios se kishte nënshkruar marrëveshje me Real Sociedadin dhe gjiganti italian e mori vesh këtë vetëm pasi klubi i La Ligës e bëri zyrtare transferimin e tij në rrjetet sociale të hënën mbrëma. Në fund, 34-vjeçari e nënshkroi një marrëveshje më të shkurtër dhe më pak fitimprurëse me Real Sociedadin, duke e refuzuar Lazion që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Dhe tani, një ditë pasi ai u bë lojtar i klubit spanjoll, Tare ka reaguar përmes një komunikate të shkurtër në uebsajtin e Lazios. “Mora vesh se David Silva i është bashkuar Real Sociedadit” tha Tare në një komunikatë në uebsajtin e Lazios. “Kam respekt të madh për të si lojtar, por jo edhe si njeri”, theksoi ish-sulmuesi i Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se nga 24…