Tare: Largimi im nga Lazio, sikurse Kloppi nga Liverpooli

15 shkurt 2024 | 11:50

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, flet për përfundimin e përvojës së tij me bardhekalterit gjate një interviste te Ran në Gjermani: “Kur u largova verën e kaluar, isha drejtori sportiv më jetëgjatë në Serie A. Ne shkruam një histori të madhe. Disa suksese, dy herë fitimi i Kupës së Italisë, tre herë i Superkupës dhe disa herë kualifikimi në Ligën e Kampionëve, jam krenar për atë që kemi arritur vitet e fundit, sepse ende e mbaj mend saktësisht se në çfarë gjendje ishte Lazio kur fillova të punoja me ta”.

“Mosmarrëveshje me Lotiton? Jo, nuk është e vërtetë. I thashë presidentit tim disa kohë më parë se do të ishte sezoni im i fundit sepse pas 15 vitesh shumë intensive kishte ardhur koha që unë të bëja një pushim”, ka thënë Tare.

“Është e njëjta histori me Jurgen Klopp me Liverpoolin. Dhe unë e çova Lazion në vendin e dytë me një ekip të paprekur. Shumë lojtarë janë të njëjtë si vitin e kaluar, kështu që lidhja ime është ende shumë e fortë. Unë ende mbështes Lazion. Është e vërtetë që paraqitjet në pjesën e parë të sezonit nuk ishin shumë të qëndrueshme, por në shtatë ndeshjet e fundit ka pasur pesë fitore dhe një barazim dhe gjithçka është ende e hapur. Vetëm pesë pikë mungojnë nga vendi i katërt, që do të thotë Liga e Kampionëve”, ka shtuar Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë, ish-Jabllanicë e…