Tare: Mourinho dhe Roma duhet të mësohet të pranojnë humbjen
Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare i kërkoi Romës që ta lërë pas humbjen e derbit pas komenteve të trajnerit Jose Mourinho dhe drejtorit Tiago Pintos.
Lazio fitoi 3-2 në përballjen derbi të së dielës në Serie A, por Mourinho përsëri iu referua asaj loje pas një fitore 3-0 të Ligës së Evropës në udhëtim te Zorya. Trajneri këmbënguli se ata kishin “dominuar” derbin kryeqytetas dhe e cilësoi Lazion si skuadër të vogël.
“Nuk më pëlqen ajo që bëri Roma pas përfundimit të ndeshjes, ishte një befasi t’i shihja ata ende duke folur për gabimet e gjyqtarëve katër ditë më vonë kur, nëse kishte ndonjë gabim, ata ishin të dëmshëm për Lazion”, ka thënë Tare për “Sky Sport Italia”.
“Duhet të mësosh të pranosh humbjen dhe të nxjerrësh më të mirën nga vetja, gjë që bëri Roma të enjten. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta analizoni atë rast pas rasti për të parë që nuk ka pasur gabime nga gjyqtarët kundër Romës. Nëse ka ndonjë gjë, ata ishin kundër Lazios. Kishte një penallti që nuk na ishte dhënë, nuk kishte asnjë arsye për të kërkuar që Lucas Leiva të përjashtohej, dhe penalltia ndaj Nicolo Zaniolo u pa vetëm nga Irrati në dhomën e VAR-it”, ka shtuar Tare.