Tare mund të largohet nga Lazio
30 prill 2018
| 15:38
Pas dështimeve të viteve të fundit për të fituar kampionatin, por edhe për të bërë një hap cilësor në Evropë, drejtuesit e Napolit janë duke menduar ndryshimin e strukturave në klub.
Emri nga mund të ia fillohet është ai i Igli Tares, drejtor sportiv i Lazios.
Tare është vlerësuar shpesh me çmime dhe lëvdata nga mediet italiane për punën e bërë të Lazio. Kontrata e Tarës mbaron në fund të sezonit, megjithëse kanë dalë zëra se rinovimi është një formalitet. Ndoshta një buxhet i palimituar nga De Laurentis mund ta tundonte Tarën.