Tare mund të ndahet me Lazion
28 prill 2023
| 17:03
Igli Tare dhe Lazio nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës. Drejtori sportiv i lacialëve po shikon mundësi të reja për vazhdimin e karrierës, si drejtor sportiv.
E ardhmja e ish-sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë mund të jetë te Juventusi që është në kërkim të një drejtori të ri sportiv. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që emri i Tares lidhet me klubin e Juventusit. Edhe në të kaluarën është aluduar për kalimin e tij te “Zonja e Vjetër” por në fund kishte mbetur në kryeqytet.