Tare nderohet me çmimin “Scouting Leader”
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimin me talentët e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit të fitojnë trofe të rëndësishëm.
Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli. Krahas Tares u vlerësua edhe trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e duhur”, me motivacionin “trajner i dalluar për sjelljen ‘fair play’, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij”. Tares dhe Gianpaolos do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018” që do të zhvillohet më 28 maj në Napoli.