Tare në aksion, dëshiron Hysajn te Lazio
06 janar 2019
| 14:54
Elseid Hysaj pritet të ketë një takim të hënën me trajnerin Carlo Ancelotti dhe nga aty do të mësohet mbi të ardhmen e mbrojtësit shkodran.
Pas minutave jo të shumtë në fanellën e Napolit në këtë edicion, zërat për largimin e Hysajt po shtohen. “Il Messaggero” raporton se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po tenton ta afrojë Hysajn në skuadrën nga kryeqyteti italian.
Pjesë e Lazios janë edhe shqiptarët Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.
/Epoka e re/