Tare: Nga Lazio nuk u largova për shkak të Sarrit
Intervistë e gjatë e dhënë për “Corriere della Sera” nga Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios, i cili pas një jete me bardhekaltrit i ka dhënë lamtumirë kryeqytetit në verë, duke u ndarë nga klubi i Lotitos, por që mund të rikthehet së shpejti në aksion, sërish në Serie A.
“Sarri më shtyu t’i jap lamtumirën Lazios? Absolutisht jo. Është shkruar shumë për këtë, por nuk është kështu. Unë fola me Lotiton, pas 18 vitesh kishte ardhur koha të ndaheshin në mënyrë civile, pa asnjë ndërprerje. Do të kishte qenë e pafalshme për të gjithë. Lazio është në zemrën time, por më duhej të shikoja përreth, të studioja, të njihja realitete të tjera. Sarri është një integralist, është e vërtetë, dikush që dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrën e tij. Kush e merr trajner, gjithsesi e di që nuk mund ta ndërrojë. Nuk kam debatuar kurrë, por nuk është i lehtë bashkëpunimi me të. Sarri ka mënyrën e tij të konceptimit të futbollit dhe punës. Edhe Lotito i ngjan, një president me karakter shumë të fortë. Nganjëherë kam vepruar si rrufepritës, kjo është pjesë e punës së një menaxheri të mirë, por martesës sime me Lazion i kishte ardhur fundi. Sarri nuk ka asnjë lidhje me largimin tim nga Lazio. Pas kaq vitesh, ndjen nevojën për të parë botë të tjera”, ka thënë Tare.
“E ardhmja ime e mundshme te Napoli? Unë nuk kam kontaktuar nga askush, kështu që përgjigja ime është jo. Pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë në një çast. Shikoni çfarë ndodhi në kombëtaren italiane: Mançini u largua dhe Spalletti erdhi. Bota jonë është e shpejtë, në zhvillim të vazhdueshëm. Natyrisht që vijnë oferta financiare, por edhe projektet e një klubi. Unë jam duke pritur për ofertën e duhur”, ka shtuar Tare.